06 Janar 2025

Përmbyllet me sukses Java e Shëndetësisë Kosovaro-Turke

Prishtinë, 29 shkurt - Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës e vlerëson shumë të suksesshme Javën e Shëndetësisë Kosovaro-Turke e cila dje përfundoi zyrtarisht në Prishtinë.

Gjatë kësaj jave, ekipet e kombinuar4a të specialistëve të lëmive të ndryshme mjekësore nga Turqia e Kosova, kanë kryer 122 operacione, kryesisht raste të komplikuara, 23 koronarografi dhe mbi 600 ekzaminime, kontrollime dhe konsultime profesionale shëndetësore.

Gjithashtu, përveç pjesës klinike, gjatë kësaj jave, përmes seminareve dhe diskutimeve profesionale, midis profesionistëve të dy vendeve janë këmbyer edhe përvoja të edukimit të vazhduar profesional.

Në përfundim të kësaj jave, autoritetet shëndetësore të dy vendeve janë zotuar se kjo traditë e bashkëpunimit midis dy shteteve do të vazhdojë edhe viteve në vijim, ndërkohë që, është përkrahur ideja që Java e ardhshme shëndetësore të organizohet edhe në spitalet e përgjithshme të vendit.

Në ndërkohë,  ekipe të mjekëve nga Kosova do ndjekim programe të ndryshme të edukimit të vazhduar profesional në spitale të ndryshme të Turqisë, në kuadër të bashkëpunimit midis dy shteteve bë shëndetësi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)