25 Dhjetor 2024

Përmbyllet fushata sensibilizuese 'Një kafe si flutur'

Prishtinë, 1 maj - Aksioni për Nëna dhe Fëmijë ka bërë të ditur së 'Një kafe si flutur' ishte fushatë senzibilizuese në luftën kundër COVID-19 në Republikën e Kosovës.

Kjo fushatë kishte objektiva kryesore ngritjen e fondeve me të cilat do të mbështeten institucionet shëndetësore me pajisje dhe materiale të nevojshme për ta luftuar COVID-19 dhe shpërndarjen e informatave dhe këshillave nga burime të sigurta tek qytetarët në mënyrë që ta ngrisim vetëdijën se si ta ndalojmë shpërndarjen e COVID-19.

Personeli shëndetësor po bëjnë punë të jashtëzakonshme në institucionet tona shëndetësore anembanë Kosovës, e vecanërisht në Klinikën Infektive në Prishtinë.

Duke pasë parasysh që gjendja do të mund të përkeqësohej, me c’rast nevoja për më shumë pajisje mjekësore dhe materiale të tjera bazike do të rritej, Përmbyllet fushata sensibilizuese 'Një kafe si flutur' u inicua për t’i dalur në mbështetje institucioneve shëndetësore të Kosovës.

'Një kafe si flutur'mblodhi fonde në tri mënyra: online përmes GlobalGiving, me transfere bankare ne llogarinë bankare të AMC-së, dhe me dërgimin e SMS-ve në numrin 55049 përmes operatorit Vala.

Për një muaj fushatë, gjithsej 10274 Euro u mbledhën nga: 1) GlobalGiving - 6677 dollarë, Transfere bankare - 1300 Euro dhe SMS ne Vala - 2826 Euro

Një falenderim i veçantë për Solidar Suisse zyra në Kosovë për mbështetjen e kampanjës me 1000 euro.

'Një kafe si flutur'gëzoi mbështetje të menjëhershme përmbrenda shoqërisë në Kosovë dhe shqiptarëve anë e mbanë botës.

Miqtë e 'Një kafe si flutur'janë nga sfera të ndryshme profesionale me sukses të dëshmuar në rajon dhe ndërkombëtarisht. Mbesim shumë falenderues dhe të inspiruar nga perkrahja e personaliteteve si Inva Mula, Rita Ora, Ledri Vula, Xheraldina Vula, Lorik Cana, Robert Berisha, Genc Salihu, Vjollca Robelli-Mripa, Hetem Ramadani, Zake Prelvukaj, Yll Limani, Richard Lukaj, Arbër Mehmeti, Vlora Nikçi, Përparim Babalija, Ardian Hoxha, Afërdita Paçarada, Kida, Shpat Deda, Eshref Durmishi, Dren Abazi, Agim Kalanderi, Adelina Badivuku, Adelina Thaqi, Robert Bobaj, Armend Baloku dhe profesionistë të tjerë në media dhe marketing.

Në koordinim të plotë me Ministrinë e Shëndetësisë, ne do t’i identifikojmë nevojat momentale të institicioneve shëndetësore dhe menjëherë të vazhdojmë me prokurimin e atyre materialeve apo pajisjeve mjekësore.

Të gjithë donatorët do të kenë qasje në informatat se si dhe ku janë shpenzuar fondet e mbledhura, e poashtu dhe dorëzimin e materialeve, duke përcjellë rrjetet tona sociale në Facebook, Instagram dhe Twitter, e poashtu edhe në website të AMC-së www.amchealth.org

'Një kafe si flutur'është ideuar nga Nora Weller dhe është sjellë në jetë në bashkëpunim të përafërt dhe vullnetarë me profesione në media dhe marketing si Ron Mullaademi, Adrian Berisha, Valon Canhasi, Nektar Qarri, Deniz Tortoshi, Shqipron Nuhiu, Bonart Ajvazi, në koordinim me ekipin e fondacionit Action For Mothers and Children në mënyrë që te arrijmë suksesin e dëshiruar në përkrahje të personelit shëndetësor në Kosovë, në luftën kundër Covid-19.-- 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)