Përkujtohet humanisti, Dr. Shpëtim Robaj
Prishtinë, 30 shtator - Sot, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, miq, kolegë dhe familjarë të tij, kanë përkujtuar Dr. Shpëtim Robajn, me rastin e 16-vjetorit të vdekjes së tij.
Ai, më 1998, derisa po shkonte për të ndihmuar në zonat e luftës, në fshatin Likoc, kishte rënë në rrugë të minuar dhe pas plagëve nuk kishte mundur tu mbijetonte.
Për jetën dhe veprën e tij, foli dr. Curr Gjocaj, Drejtor i Përgjithshëm i SHSKUK, i cili tha se dr. Robaj, ishte mjek i shquar, humanist dhe profesionist i dalluar. Dr. Shpëtim Robaj, kontributin e tij prej profesionisti shëndetësorë e dha në fshatin Tërpezë, ku u ndihmoi shumë pacientëve, përkundër rrethanave që ishin krijuar për mjekët shqiptarë, ai nuk u ndalë, kur kushtet për mjekët shqiptarë po vështirësoheshin dita -ditës, ai nuk u ndalë, kontributin e tij prej profesionisti filloi ta ushtronte në Klinikën privateGalaxy, meqë në QKUK kishin hyrë masat e dhunshme.
Tek busti i tij, i cili ndodhet në oborrin e QKUK-së, në emër të punëtorëve të QKUK-së, u vu një kurorë me lule.