Përhapja e koronavirusit po përshpejtohet, pandemia është duke ndryshuar
Gjenevë, 18 mars - Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka thënë sot se është e shqetësuar që përhapja e koronavirusit të ri është duke u regjistruar në mesin e personave të moshave 20, 30 dhe 40-vjeçare, shumica e të cilëve nuk kanë qenë të vetëdijshëm se kanë qenë të infektuar, çka përbën rrezik për grupet e ndjeshme.
Zyrtarët e OBSH-së kanë thënë këtë muaj se shifrat e të rinjve të infektuar është rritur në nivel global, duke rrezikuar kategoritë e ndjeshme të shoqërisë në gjithë botën, duke përfshirë të moshuarit dhe të sëmurët.
“Epidemia është duke ndryshuar”, ka thënë drejtori i OBSH-së për rajonin e Paqësorit, Takeshi Kasai.
“Personat e moshave 20, 30 dhe 40-vjeçare janë duke përhapur virusin. Shumica as nuk janë të vetëdijshëm se janë infektuar”.
Rritja e numrit të rasteve të reja ka shtyrë disa shtete të rivendosin kufizime në lëvizje, ndërkohë që kompanitë janë në garë për gjetjen e vaksinës për virusin që ka shkatërruar ekonomitë, ka lënë të vdekur më shumë se 770,000 persona dhe ka infektuar 22 milionë banorë në nivel global, transmeton agjencia e lajmeve, Reuters.