Përfundon trajnimi i personelit shëndetësor kosovar në Turqi
Prishtinë, 17 qershor - Zëvendësministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës Kadir Hyseini i shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm i MSh-së Gani Shabani dhe zyrtarët e lartë të Ministrisë së Shëndetësisë të Republikës së Turqisë morrin pjesë në ndarjen e certifikatave për mjekët kosovarë që morrin pjesë në programin trajnues intensiv emergjent në Izmir të Turqisë.
Zëvendësministri Hyseini tha se ky është një kontribut i vazhdueshëm i shtetit mik të Republikës së Turqisë, në ngritjen e kapaciteteve profesionale në shëndetësinë kosovare.
Zëvendësministri Hyseini shprehu interesimin e tij që ky bashkëpunim të vazhdoj edhe në të ardhmen, qoftë në investime kapitale, apo edhe në shkëmbimin e përvojave profesionale shëndetësore.
Përndryshe nga 1-14 në Urla të Izmirit u mbajt trajnimi intensiv emergjent për mjekët dhe teknikët nga QKUK, me çrast mjekët u pajisën me certifikata.
Zëvendësministri Hyseini së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm Gani Shabani patën patën edhe një takim konstruktiv me Ministrin e shëndetësisë së Turqisë z. Mehmet Muezinoglu, ku u diskutua për bashkëpunimin e deritashëm si dhe për vazhdimin e bashkëpunimit në fushën e shëndetësisë në mes dy vendeve.