Përfundon me sukses testi i parë i vaksinës kundër Ebolës
Washington, 27 nëntor - Instituti Kombëtar Amerikan i Shëndetësisë bëri të ditur të mërkurën se ka përfunduar me sukses testi i parë i vaksinës kundër Ebolës.
Në artikullin e një reviste amerikane për shëndetin thuhet se Instituti Kombëtar Amerikan i Shëndetësisë së bashku me kompaninë farmaceutike britanike Glaxosmithkline prodhuan vaksinën, e cila ka rezultuar efektive.
Megjithatë, studimet treguan se sistemi imunitar ka nevojë për doza të larta të vaksinës për të prodhuruar antitrupa të mjaftueshëm. Kjo do të thotë që sigurimi i vaksinës në doza të larta nuk mund të arrihet në një periudhë afatshkurtër.