Përfundon greva e higjienistëve
Prishtinë, 26 qershor - Sot, rreth orës 11:00, ka përfunduar greva e higjienistëve të Kompanisë së pastrimit Krasniqi, me të cilën Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) ka kontratë për pastrim të hapësirave të brendshme.
Menaxheri i kompanisë së pastrimit Krasniqi, ka njoftuar menaxhmentin e QKUK-së, se pas bisedave që ka pasur me sindikalistët e higjienistëve, është arritur marrëveshja për ndërprerje të grevës.
Kompania nga rezervat e saja të brendshme do të rrisë pagat e punëtorëve bruto për 10%. Të gjithë punëtorët e pastrimit i janë kthyer punës dhe gjendja e higjienës është normalizuar në gjithë QKUK-në.