27 Dhjetor 2024

Përfundoj ecja "Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur"

Prishtinë, 30 shtator - Nën kujdesin e Kuvendit Komunal të Prishtinës dhe të KNSHPSH- Komitetit ndërministrorë (MASHT, MSH, MMPH, MKRS) të programit ”Shkollat Promovuese të Shëndetit”, sot u realizua Ecja \"Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur\".

Ecja kishte për qëllim sensibilizimin e fëmijëve-nxënësve mbi rëndësinë e shëndetit oral (shëndetit të dhëmbëve dhe të gojës).

Ecja ishte pjesë e manifestimit qëndrorë të vazhdimit të vitit të tretë të realizimit të projektit “Dhëmbë të shëndoshë, fëmijë të lumtur\" në Institucionet parashkollore dhe fillore të Komunës së  Prishtinës dhe në të gjitha qytetet e tjera të Kosovës për vitin shkollor 2014/2015.

Në Ecje ishin prezent mbi 1000 fëmijë-nxënës nga Institucionet parashkollore dhe fillore, edukatore, mësimdhënës, drejtorë si dhe me familjarët-prindërit e tyre.

Po ashtu, pjesë e Ecjes ishin edhe shumë përfaqësues të Institucioneve qeveritare, të nivelit lokal e qëndrorë, si dhe figura të tjera publike.

Në Ecje ishte edhe këngëtarja Rona Nishliu, e cila përmes një fjale rasti, fëmijëve-nxënësve të pranishëm, ju drejtua me një mesazh promovues-sensibilizues mbi rëndësinë e shëndetit oral.

Përmes një fjale rasti, fëmijëve-nxënësve të pranishëm, ju drejtua edhe Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)