Përfitimet e aspirinës mund të jenë edhe më të mëdha
SHBA, 3 nëntor - Dihen prej vitesh përfitimet për shëndetin e njeriut nga përdorimi i aspirinës, por tani mjekët besojnë se aspirina ka edhe vetinë për ta mbajtur të shëndetshëm trupin dhe mendjen e të moshuarve.
Fillimisht, më tepër se 100 vjet më parë, kur u zbulua, aspirina përdorej për dhimbjet e kokës, apo të muskujve.
Gjatë dy dekadave të fundit, ajo po përdoret për hollimin e gjakut, si masë parandaluese e hemorragjisë cerebrale, apo infarktit.
Por tani, kur janë shtuar së tepërmi rastet e demetias dhe alcajmerit, mjekët duan të mësojnë në se aspirina bën mirë edhe për këto sëmundje të pleqërisë dhe natyrisht, ngadalësimi i tyre do të ishte një përfitim që do të tejkalonte rrezikun e hemorragjive në stomak dhe në tru, pasoja të aspirinës.
Studjuesit amerikanë dhe ata australianë kanë filluar një provë me rreth 20 mijë persona të moshuar, për të mësuar në se përdorimi i një aspirine në ditë parandalon dementian, por rezultati i studimit do të marrë 5 vjet.