22 Prill 2025

Për tre muaj Pediatria e QKUK, mjekoi 2.123 fëmijë të shtrirë

Prishtinë, 10 prill - Në bazë të raportit tremujor të punës, rezulton se Klinika e Pediatrisë e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), pjesë e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, ka qenë ndër klinikat më të ngarkuara për nga numri i rasteve të trajtuara.

Sipas raportit zyrtar të kësaj klinike, vërehet vëllim i madh i punës, ku vetëm për këtë tremujor,  ka pasur 2123 fëmijë te hospitalizuar,   me 14329 ditë mjekimi,  në 151 shtretër të kësaj klinike,  ku mes tjerash hyn edhe  emergjenca pediatrike  me 7117  fëmijë që kanë kërkuar mjekim.

Të gjitha këto shërbime janë  kanë ofruar në 14 reparte të ndryshme nga  39 pediatër dhe 129 infermier/e, 62   specializantë dhe konsultantët të tjerë.

Sipas reparteve ka qenë ky numër i fëmijëve të hospitalizuar,  Reparti neurologji pediatrieke, me 277, hemato-onkologji me 144, gastroenterologji me  324, neefrologji 226, endokrinologji me  177, kujdesi intensiv me 156, kardiologjia me 190 dhe pulmologjia me  307 fëmijë të hospitalizuar.

Statistika tregojnë se në të gjitha ambulancat specialistike të kësaj klinike është bërë punë e madhe, ku në të gjitha janë bërë 5.057 vizita ambulantore. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)