Për tre muaj mbi 260 të sëmurë nga kanceri në Kosovë
Prishtinë, 27 korrik - Instituti Onkologjik në Prishtinë ka nisur të mbajë regjistër për pacientët të cilët diagnostikohen me sëmundjen e kancerit.
Për tre mujorin e parë të këtij viti janë identifikuar mbi 250 raste të reja në Kosovë. Këtë e konfirmon për RTK-në drejtori i Institutit të Onkologjisë, Behxhet Osmani.
\"Numri i pacientëve d.m.th raste të reja i të sëmurëve me kancer në Institutin Onkologjik është 264. Nëse e llogarisim 300 persona ka katër herë (300 x 4) atëherë del që në fund të vitit do ta kemi numrin prej 1 mijë deri në 1 mijë e 200 persona raste, tha Osmani.
Drejtori i Onkologjisë, Behxhet Osmani tha se nga protokolli i pacientëve të prekur nga sëmundja e kancerit i cili po bëhet për herë të parë këtë vit, priten të bëhen analiza më të thella të cilat tregojnë se nga cila komuna janë rastet më të shpeshta.