23 Dhjetor 2024

Për dy vjet MSH ndau 525 specializime dhe punësoi 230 mjekë

Prishtinë, 22 prill - Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Prof. Dr. Ferid Agani, tha sot se Ministria e Shëndetësisë ka arritur që në dy vitet e fundit të  inkuadrojë në procesin e specializimit 525 mjekë të rinj, dhe ka arritur të punësojë 230 mjekë dhe 186 infermierë.

Ai tha se falë Ligjit të ri të Shëndetësisë, MSh ka arritur që të sigurojë nga 300 vende të reja pune për mjekë për vitin 2013, 2014 dhe vitin 2015.

Gjithashtu, Ministria po shqyrton të gjitha mundësitë që t’i kthejë në paga dhe t’u mundësohet specializimi me pagë edhe 280 mjekëve të tjerë që aktualisht janë duke ndjekur specializimin voluntar. Në proces të specializimit në tërësi, theksoi ai, janë 738 mjekë.

“Të gjitha këto të dhëna tregojnë se në dy vitet e fundit, janë arritur rezultate të mëdha në fushën e resurseve profesionale dhe po bëjmë të pamundurën që mjekëve të rinj t’u krijohen kushte që të punojnë në Kosovë dhe rezultatet janë evidente”, tha Ministri Agani, në një tryezë diskutimi, të organizuar sot nga Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës.

Duke folur konkretisht për SR të Mitrovicës, Ministri Agani ka thënë se problemet në këtë spital janë komplekse, të grumbulluara me vite dhe të cilat momentalisht MSh po i adreson në bashkëpunim me QKUK-në, spitalet rajonale dhe institucione të tjera.

“Duke dashur ta ndihmojmë maksimalisht Spitalin e Mitrovicës ne kemi ndarë sivjet 100 vende pune në një konkurs që është në proces, derisa investimet në këtë spital nuk do të ndalen as në të ardhmen, ku në Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve, kemi paraparë 2 milionë euro investime të tjera për këtë spital”, tha Ministri Agani.

Ai foli edhe për Programin e mbështetjes për SR të Mitrovicës me anesteziologë dhe kirurgë nga QKUK_ja dhe spitalet rajonale me qëllim të funksionalizimit të tij.

Ministri Agani kërkoi ndihmën e të gjithëve që Spitalit të Mitrovicës t’i dilet në ndihmë dhe t’i sigurohen kushtet e nevojshme për punë, derisa ka rikujtuar se me hyrjen në fuqi të Ligjit të ri të Shëndetësisë, sistemi shëndetësor do të kalojë në një riorganizim tjetër, në të cilin secili do ta ketë përgjegjësinë e vet dhe, bashkëpunimi do të ndihmojë edhe në ndryshimin e realitetit në shëndetësi, që ka filluar me procesin e reformave, duke nisur me zbatimin e Ligjit të Shëndetësisë , për të vazhduar me hapin e dytë të reformës-miratimin dhe zbatimin e Ligjit të sigurimeve shëndetësore.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)