Për 3 muaj 11895 pacientë kontrolluan sytë, 792 kryen operacion

Prishtinë, 12 prill - Klinika e Oftalmologjisë (Syve), në tremujorin e parë të këtij viti ka pasur trend të rritjes së vëllimit të punës.
Nga raporti tremujor i punës, rezulton se janë kryer 792 operacione, përfshirë edhe ato ambulantore, ka pasur 11895 vizita ambulatore dhe 1481 vizita sub-specialistike.
Gjatë kësaj kohe janë hospitalizuar 720 raste me 3336 ditë shërbimi, në gjithsej 49 shtretër. Janë shënuar rezultate në ngritjen e kapaciteteve në kirurgjinë e syrit e sidomos në kirurgjinë e kataraktës me fakoemulzifikim, ku për tre muaj është arritur të kalohet shifra mbi 500, kurse në vitin 2015, kishte vetëm 150 intervenime të tilla intervenime, pra statistika e këtij tremujori flet për shtim të vëllimit të punës.
Nga kjo klinikë, ka pasur 658 aplikime të avastinës, poashtu janë bërë përgatitjet e duhura për fillimin e procedurës së re kirurgjike të kirurgjisë vitreoretinale.
Klinika e Oftalmologjisë ka tre (3) salla operative, ambulancat specialistike (5), diagnostika - kabinetet për glaukomë, strabologji dhe retinë.