Pepsi ka përbërës kancerogjen
Paris, 3 korrik - Një grup ambientalist tha të mërkurën se ngjyrosja karamele që përdor Pepsi, përmban nivel brengosës të një kancerogjeni, edhe pse prodhuesi i kësaj pije ka thënë se do të ndryshoj formulën.
Gjatë muajit mars, PepsiCo Inc. dhe Coca-Cola Co. janë zotuar se do të ndryshojnë formulat e tyre të bërjes së pijeve, pasi shteti i Kalifornisë miratoi ligjin i cili ndalonte pijet që kanë nivel të caktuar të karcinogjeneve.
Kemikati karcinogjen i identifikuar quhet 4-Mel, ose 4-methylimidazole, i cili mund të formohet gjatë përgatitjes së pijes.
AP raporton se Qendra për Shëndetin Mjedisor përmes testimeve të bëra ka gjetur se produktet Coke, nuk janë më pozitive për këtë kemikat, ndërsa produktet e Pepsi ende janë.
Kompania Pepsi ndërkaq ka thënë se furnizuesit e saj me karamelin ngjyrë, po ndryshojnë procesin e prodhimit të këtyre përbërësve, dhe se do të mënjanojnë së shpejti 4-Mel nga produktet e veta.
Sipas përllogaritjeve të kompanisë, deri në muajin shkurt të vitit të ardhshëm, në Amerikë do të zhduken këta përbërës kancerogjen.
Pepsi nuk ka dhënë ndonjë afat kohor se kur pritet që produktet e saj në tregun global, të jenë pa këtë përbërës.