Pekini ndalon pirjen e duhanit në publik
Pekin, 1 qershor - Pirja e duhanit në publik në Pekin të Kinës është e ndaluar tani me ligj.
Kina ka mbi 300 milionë duhanpirës dhe mbi një milion kinezë vdesin çdo vit nga sëmundje që lidhen me duhanin.
Ligji i ri ndalon duhanin në restorante, zyra dhe transportin publik. Mijëra inspektorë do të mbikëqyrin zbatimin e ligjit.