Patria i dhuroi QKUK-së projektin Kirurgjia Pediatrike
Prishtinë, 14 korrik - Drejtori i kompanisë PATRIA z. Baton ARIFI i dhuroi (donacion) UD Drejtorit Ekzekutiv të QKUK-së Dr Lulzim EMINI, në vlerë prej 45 000 Euro.
Kjo është arritur pas bisedimeve të vazhdueshme të kompanisë në fjalë dhe UD Drejtorit Ekzekutiv të këtij Institucioni. Projekti parashihet të ndërtohet në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
Në emër të Kompanisë Patria, projektin e dorëzoi Baton Arifi-arkitekt, i cili tha se ky projekt është punuar në bashkpunim të plotë me menaxhmentin dhe mjekët e QKUK-së, përfaqësuesit e shoqatës humanitare Nënë Tereza nga Gjermania, dhe në tërsi i plotëson të gjitha kërkesat e QKUK-së, për një afat kohor më të gjatë.
Dr Lulzim Emini falënderoi Donatorin dhe në shenjë mirënjohjeje i dha një Falënderim në emër të QKUK-së.