Paniku nga koronavirusi i dëmton qytetarët
Prishtinë, 11 mars - Ditëtëve të fundit është krijuar panikë e pa nevojshme dhe ku shumë qytetarë kanë blerë nëpër markete gjëra ty ndryshme ushqimore.
Njohësi i zhvillimeve ekonomike, Safet Gërxhaliu, apelon të mos bien pre e profiterëve të krizave të cilët gjenerojnë krizë artificiale kinëse për mungesë të ushqimeve në Kosovë.
"E tëra kjo e dëmton xhepin e qytetarëve të Kosovës të cilët edhe ashtu janë në krizë sociale dhe fuqizon grupet e caktuara të interesit të cilët në këtë mënyrë rrisin fitimet e tyre dhe në të njëjtën kohë eksportojnë para të gatshme duke importuar mallra nga vendet e rajonit", tha ai.
Njohësi i zhvillimeve ekonomike, Safet Gërxhaliu, ka ftuar organet e shtetit të marrin aksione kontrolle nëpër markete dhe të jenë më vigjilent në kontrollin e cilësisë së produkteve në këtë kohë të "panikut".