Pagjumësia plak lëkurën
Londër, 10 shtator - A e dini se mungesa e gjumit dhe çrregullimet e gjumit mund të shkaktojnë një sërë sëmundjesh? Diabeti, infarkti, plakja e lëkurës, shfaqja e rrudhave, janë rezultat i pagjumësisë. Ja çfarë duhet të bëni për të patur një gjumë të qetë dhe për tu ngritur të çlodhur nga gjumi:
Nuk është e re shprehja: Gjumi iu bën të bukur. Në fakt gjatë natës lëkura e trupit rigjenerohet, dhe muskujt pushojnë, për tu ngritur plot energji në mëngjes. Por çfarë ndodh nëse nuk flini?
Pagjumësia është një sëmundje e keqe që shkaktohet nga stresi, ankthi si dhe nga kequshqyerja. Shenjat e para të pagjumësisë duken në fytyrë, pasi mungesa e gjumit krijon rrathët e zinj të syve. Por pagjumësia nuk ka vetëm efekte mbi paraqitjen fizike.
Ajo gjithashtu ul ndjenjën e urisë duke e shtyrë trupin të kërkojë ushqime me më shumë kalori dhe më pak të shëndetshëm. Disa probleme të tjetra që lidhen me pagjumësinë janë: ulja e përqendrimit, probleme me memorien dhe më tej rrezikun e një infarkti, diabetin, rritja e presionit të gjakut dhe plakjen e lëkurës tuaj si dhe shfaqjen e rrudhave.
Është e nevojshme që të flini të paktën shtatë orë gjatë natës. E rëndësishme është që të mësoheni me një orar të njëjtë gjumi si dhe ti krijoni vetes kushte të përshtatshme: qetësinë, temperaturën e ambientit, ndoshta një dush të ngrohtë me vajra çlodhës që favorizojnë një gjumë të qetë.