23 Dhjetor 2024

Pagjumësia bëhet shkak për sëmundje

Washington, 13 janar - Agjencia qeveritare për aviacionin civil në Shtetet e Bashkuara, njoftoi rregulla të reja për të luftuar lodhjen e pilotëve. Kohët e fundit, disa rrëzime aeroplanësh kanë ndodhur për shkak të gabimeve nga pilotët e lodhur, gjë që tregon se lodhja përbën një kërcënim për pilotët dhe pasagjerët e tyre.

Administrata Federale e Aviacionit, ose FAA, thotë se udhëzimet e reja do t\'i bëjnë fluturimet më të sigurta. Rregullat e reja janë lëshuar si një përgjigje ndaj nevojës për të mbajtur të vemendshëm pilotët gjatë fluturimit.

Ray LaHood kryeson Departamentit amerikan të Transportit.

\"Ky rregull i ri do t\'u japë pilotëve mundësinë për të marrë 8 orë gjumë të pandërprerë para fluturimit.\"

Udhëzimet e reja bëjnë thirrje për pakësimin e orëve në detyrë të pilotëtve, duke u dhënë atyre një periudhë 10-orëshe ndërmjet ndërrimeve, në mënyrë që ata mund të marrin të paktën 8 orë gjumë para një fluturimi.

Ekspertët thonë se këto ndryshime duhet të ishin bërë më parë. Neurologu Aman Savani thotë se imazhet e skanimit të trurit tregojnë se si mungesa e gjumit ndikon në pjesët ballore të cilat janë përgjegjëse për përqëndrimin, perceprimitn dhe vemendjen.

\"Ekziston ajo që quhet presion \"homeostatik\" që shtohet kur njeriu ri zgjuar. Ky presioni bëhet thuasje i papërballueshëm pas një  kohe të caktuar,  dhe personi herë pas here bie në gjumë  pa vetëdije.\"

Dr. Savani thotë rënia në gjumë për ato pak sekonda ndikon në gjykimin dhe kohën e reagimit të pilotit. Gjithashtu pagjumësia mbart rreziqe afatgjata shëndetësore.

\"Rreziqet e veçanta të sëmundjeve që lidhen me pagjumësinë kronike janë prekja nga kanceri, presioni i lartë i gjakut dhe diabeti i tip 2.\"

Rregullat e reja janë vetëm për pilotët e linjave të udhëtarëve dhe pilotët që fluturojnë avionë mallrash. Por Shoqata e Pavarur e Pilotëve i ka kërkuar qeverisë për të vendosur një nivel të sigurisë për të gjithë pilotët. Brian Gaudet është zëdhënës i kësaj shoqate.

\"Një nga rregullat e reja është se një pilot mund fluturojë jo më shumë se 3 netë radhazi, por kemi pilotë që fluturojnë 4-5 netë me radhë. Ne duam që kjo të ndryshojë\".

Efektet negative dhe ndonjëherë vdekjeprurëse e privimit të gjumit janë parë në punë të tjera që kërkojnë orë të gjata, duke përfshirë shoferë kamionësh, mjekë, policë dhe kontrollorë të trafikut ajror.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)