30 Dhjetor 2024

Pacientët presin 8 muaji për rezonancë magnetike në QKUK

Prishtinë, 14 shtator - Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, për me shumë se tetë muaj pacientët presin për ekzaminimin me rezonance magnetike. Në këtë qendër ka vetëm një aparaturë të tillë dhe shpeshherë mjekët po i drejtojnë pacientet edhe pa pasur nevojë për këtë ekzaminim, tha drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës Curr Gjoci.

Edhe pse kemi bërë që puna të kryhet ne dy ndërrime ende kemi listë të pritjes tha Gjoci.

    “Të them të drejtën aty nganjëherë ballafaqohemi me referimet që vijnë nga QKMF-të ose edhe spitalet e tjera që janë ambulatore ose nuk janë shume e plotë diagnoza që tregon se ky rast me të vërtet është i një natyre shume urgjente dhe duhet me u krye shumë shpejt. Nganjëherë edhe mjeket në përgjithësi në Kosovë nuk po them për QKUK-në dhe shumë herë sugjerojnë ndoshta pa nevojë këtë ekzaminin pa kalua në procedura radiologjike”.

Ankesa për pritje të gjata ka pranuar edhe Shoqata për mbrojtjen e pacienteve. Kryetari i shoqatës, Besim Kodra tha për Radio Kosovën, se ankesa kanë paraqitur pacient jo vetëm nga Prishtina, por edhe nga qytetet e tjera të Kosovës.

    “Kemi pranuar ankesa për listë të gjatë të pritjes dhe janë dume pritur më shumë se tetë muaji. Por nëse rezonanca do të ketë një prishje numri do të shkonte numri i tyre do të jetë edhe më i madh që do të presim për ekzaminim”.

QKUK ka planifikuar që ta ketë edhe ne një rezonancë magnetike, por me buxhetin aktual, është e pamundshme, vetëm se po shikohet sigurimi i saj parmes ndonjë rruge alternative, gjegjësisht përmes një projekti austriak, tha Gjoci.

/RTK/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)