02 Maj 2024

Pacientet manipulohen me vendosjen e stendave në zemër

Prishtinë, 10 mars - Ekspertë mjekësorë theksojnë se pacientet po manipulohen me vendosjen se stendave në zemër.

Sipas Dr. Tefik Bekteshit, një grup i caktuar i mjekëve për përfitime personale po vendosin stenda te pacientet pa ekzaminimet e duhura mjekësore.

Ndërsa, zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë, nuk kanë pranuar të deklarohen lidhur me këtë çështje.

Ekspertë mjekësorë shprehen të brengosur lidhur më rastet e shumta të pacienteve të cilët po referohen në klinika private lidhur me vendosjen e stendave në zemër.

Dr Tefik Bektashi, tha se ka shumë pacientë të cilët janë bërë stendizim, e që nuk kanë pasur asnjë element të sëmundjes koronare.

“Mjerisht shumë shpesh ka ndodhë që pa e pasur asnjë element minimal të sëmundjes koronare, nuk mund të gjeni, e është bërë presion në pacientin dhe në familjarë që të shkohet medoemos me stenografi, e çka është diçka absurde pa e bërë asnjë ekzaminim, e pa e vërtetuar, pa pasur diçka në dorën objektive. Besoj se mbrapa prapavijës së kësaj është një rrjet i organizuar, mjerisht për të nxjerr sa më shumë para për veti, duke e dëmtuar popullatën”, theksoi Bektashi për Radio Kosovën.

Drejtori ekzekutiv i QKUK-së, Nijazi Gashi nuk e pohon e as mohon një gjë të tillë.

“Është në dorën e kardiologut kujdestar se a duhet të behet një stendë apo jo. Përkundër kësaj, jemi të angazhuar me komision dhe me drejtorin e kardiologjisë që kjo të mos ndodh dhe kjo të denoncohet”, tha Gashi.

Ndërsa Drejtori i Kardiologjisë, Bedri Zahiti, thotë se ka dyshime se pacientet po manipulohen edhe atë të forma të ndryshme.

“Ka të dhëna, ka të thëna, a janë të vërteta a nuk janë unë nuk e di. Por me siguri ka, sepse te shkallët dilet dhe merren pacientet, i frikësojnë i kushtëzojnë që me shkua nëpër spitalet private. Unë ju kamë thanë që në komision nuk do ta nënshkruaj askënd i cili nuk është dërgua drejtë për drejti prej njësisë koronare”, theksoi Zahiti.

Sipas tij, kjo dukuri duhet luftuar nga instancat me të larta. Ai ka thënë se ka vendosur që këtë situatë ta vëzhgoj për së afërmi, sepse ka kardiolog të cilët në emër të humanitetit po blejnë numrin e kujdestarive.

“Kamë arrit që prej këtij muaji nuk ka më as blerje të kujdestarive e as shitje, e këtë po e them në thonjëza sepse kamë dëgjua që po blihen dhe po shiten kujdestarit. Unë kamë ra në konflikt me disa kardiolog të cilët kanë bërë deri në 17 kujdestari brenda 1 muaji”, theksoi Zahiti.

Kardiologu Tefik Bektashi, thotë se kjo situatë është abuzim jo vetëm me pacientet por edhe profesionin e mjekut.

“Definitivisht kërkojnë ndërhyrje të qeverisë, sepse e kamë përshtypjen që Ministria e Shëndetësisë, nuk është në gjendje të ndërhyj në këtë sferë, nuk ka fuqi ose ndoshta i ka edhe interesat e veta të cilat e lanë në këtë aspekt”, tha Bektashi.

Lidhur me temën në fjalë, zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë, nuk kanë pranuar të deklarohen.

/rtk/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)