24 Dhjetor 2024

OSHP “bllokon” operimet me stenta në QKUK

Prishtinë, 24 shtator - Shumë pacientë që kanë probleme me sëmundje të zemrës dhe presin të futen në operacion kanë mbetur peng i Organit Shqyrtues të Prokurimit Publik (OSHP).

Këta të fundit kanë bllokuar tenderin e Ministrisë së Shëndetësisë për materiale shpenzuese, të cilat duhen gjatë operimit - shërimit.

Ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani, tashmë ka furnizuar me stenta Klinikën e Kardiologjisë në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës ashtu siç kishte premtuar në muajin gusht, por sërish nuk po mund të kryhen këto intervenime ngase po mungon materiali përcjellës që përdoret gjatë operimit.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, ka treguar se ky lot (tender) prej 10 mijë eurosh është kthyer për rivlerësim dhe se, sipas tij, e gjithë procedura ka ngecur në Organin Shqyrtues të Prokurimit Publik (OSHP).

“Një lot është kthyer në rivlerësim, Ministria e Shëndetësisë është në pritje të zhbllokimit të situatës në OSHP, i cili ka kohë që është pa bordin e vet për të dhënë vendimin rreth këtij loti. Pra, MSh-ja është në pritje të OSHP-së për të vendosur për këtë lot në mënyrë që të sigurohet edhe pjesa e materialit që duhet”, ka deklaruar Hoti për gazetën “Zëri”.

Bedri Zahiti, drejtor i Klinikës së Kardiologjisë, ka deklaruar për gazetën “Zëri”, se edhe pse Ministria e Shëndetësisë e ka ndërprerë marrëveshjen që ka pasur me spitalet private të cilat ofrojnë shërbime kardiologjike, janë detyruar që dy pacientë t’i dërgojnë në spitalet private.

/Zëri/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)