27 Dhjetor 2024

OSHB me 2 vaksina eksperimentale kundër Ebolës

Gjenevë, 26 tetor - Organizata Botërore e Shëndetësisë bëri të ditur se miliona doza nga 2 vaksinat eksperimentale kundër Ebolas do të jenë gati në vitin 2015 si dhe do të testohen 5 vaksina të tjera në mars.

Provat e këtyre 2 vaksinave të avancuara kanë nisur në SHBA, Britaninë e Madhe dhe Mali.

Nëse do të ketë arritje në vaksinat e para ekperimentale, atëherë priten edhe më shumë teste në dhjetor.

Zv.drejtorja e përgjithshme e OBSH-së Marie-Paule Kieny tha se nëse përpjekjet masive nuk mjaftojnë për të mbajtur epideminë nën kontroll, atëherë vaksina është një mjet tepër i rëndësishëm.

BE-ja me 28 vendet e saj anëtare ka arritur të grumbullojnë një fond prej 1 miliard eurosh për të luftuar Ebolën.

Deri tani, janë konfirmuar 9936 raste me Ebola, ku 4877 prej tyre kanë humbur jetën.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)