OSBE falënderon Qendrën Emergjente
Prishtinë, 18 nëntor - Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian (OSBE) përmes një shkrese zyrtare, ka falënderuar drejtorinë ekzekutive,drejtorinë e Qendrës Emergjente dhe stafin, për trajtimin shumë profesional të pacientit M.B, pjesë e stafit të OSBE-së.
Në letrën falënderuese thuhet se ? Ju falënderojmë për ndihmën shëndetësore që i ofruat punëtorit të OCCE-së, M. B. te premten me datën 5 nëntor.
Falë ndihmës suaj profesionale, pacienti që e trajtuat shpëtoi dhe u evakua në trajtim të mëtutjeshme. Intervenimi juaj i shpejtë ishte tejet i rëndësishëm për pacientin?, përfundon letra falënderuese e Departamentit për Shërbime Shëndetësore në OSBE.
Qendra Klinike Universitare e Kosovës, përkatësisht Qendra Emergjente, do të vazhdoi të ofrojë ndihmë profesionale shëndetësore 24-orë për gjithë pacientët.