09 Janar 2025

Organizata italiane ofron përkrahje për shëndetësinë në Kosovë

Prishtinë, 27 janar - Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani sot priti në takim përfaqësuesin e Organizatës “Trentina aiuto per i Balcani”, Nazmi Berisha me bashkëpunëtorë, nga provinca Trento-Itali.

Ministri Rrahmani ka falënderuar, Berisha për përkrahjen që ka dhënë në fushën e shëndetësisë dhe ka shprehur gatishmërinë që të ofrojë bashkëpunimin e MSh-së, me qëllim të lehtësimit të procedurave për implementimin e projekteve mbështetëse nga organizata për shëndetësinë e vendit.

Berisha është shprehur i gatshëm të ndihmojë shëndetësinë edhe në të ardhmen, duke orientuar ndihmat aty ku qytetarët e vendit kanë nevojë më shumë.

Organizata  “Trentina aiuto per i Balcani”, ka ofruar shërim për pacientët kosovarë me nevoja të ndryshme, duke ua hequr të gjitha shpenzimet, ka rinovuar ambulanca në territorin e Kosovës, ka bërë dhurimin e dy autoambulancave dhe aktivitete të tjera në mbështetje të shëndetësisë dhe sektorëve të tjerë në Republikën e Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)