23 Dhjetor 2024

Operohen 2 paciente në kardiokirurgji, sanohet problemi i ventilimit

Prishtinë, 29 mars - Në Shërbimin e Kardiokirurgjisë së Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, nga dita e djeshme kanë vazhduar operacionet kardiokirurgjike.

Po ashtu, menaxhmenti i QKUK, përmes punëtorëve teknik, ka bërë rregullimin  e defektit në sistemin e ventilimit.  

Shpend Fazliu zëdhënës i QKUK-së ka bërë të ditur se dje,  është operuar  pacientja SH. E nga Peja me sëmundje ishemike të zemrës, ku është bërë bypas i zemrës.

Operacioni sipas tij ka shkuar mirë dhe pa komplikime, përderisa pacientja tani është në gjendje të mirë shëndetësore.

Sot  sipas Fazliut ekipet mjekësore po vazhdojnë përgatitjet dhe  pritet ta operojnë një paciente tjetër të moshës 39 vjeçare me probleme kardiokirurgjike.

\"QKUK, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, po bëjnë përpjekje për funksionalizim të plotë të shërbimit të kardiokirurgjisë, përmes donacionit italian, në vlerë prej 1.8 milion euro, përmes së cilave është në procedurë blerja e aparaturave të reja, materialit shpenzues dhe  projektet e bashkëpunimit ndërkombëtarë\", ka theksuar Fazliu.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)