Operacion i rrallë në QKUK
Operacioni ka zgjatur më shumë se 10 orë dhe është kryer të enjten, nga ekipi i mjekëve i udhëhequr nga Prof. dr.Arsim Morina, neurokirurg, Dr. Agim Berisha, kirurg plastik, Dr. Agon Meka, Dr. Qamile Morina, anesteziologe, Dr. Imer Sejdiu, instrumentarja Sanije Dervishi dhe tekniket e anestezionit Alldina Suljmani dhe Sadete Arifi, njofton QKUK.
Pacienti Elshani kishte tumor të turit që kishte përfshirë ashtin dhe lëkurën, duke dalë jashtë lëkurës duke penguar edhe pjesën e poshtme të fytyrës
Sipas QKUK-së i njëjti pacient më herët ishte kërkuar ndihmën mjekësore në Tiranë, Shkup e Beograd, por për shkak të rrezikshmërisë së madhe i ishte thënë se nuk mund të operohet.