OKB do të vazhdojë luftën kundër epidemisë së Ebolës
New York, 20 dhjetor - Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki-moon premtoi se OKB-ja do të vazhdojë të mbështesë Liberinë në luftën kundër epidemisë së Ebolës.
Ban Ki-moon i tha këto të premten gjatë vizitës në Liberi.
\"Kombet e Bashkuara bashkohen me sfidat e Liberisë kundër Ebolës dhe do t\'ju mbështesim deri sa gjendja të jetë nën kontroll. Gjithashtu do të ofrojmë mbështetje për rindërtimin pas epidemisë,\" tha shefi i OKB-së.
Ai theksoi gjithashtu se komuniteti ndërkombëtar duhet të shtojë masat përballuese dhe të bëjë përpjekje të përbashkëta për parandalimin e përhapjes së epidemisë. \"Tani është koha që të shtojmë përpjekjet, pasi një rast i infektimit mund të shkaktojë një epidemi të rëndë,\" theksoi Ban.