Oftamologët organizojnë simpozium shkencor me ligjërues ndërkombëtarë
Prishtinë, 10 tetor - Shoqata e Oftalmologëve të Kosovës (SHOFK) do të organizojë simpozium shkencor me ligjërues ndërkombëtarë me temë Retinopatia e prematurëve - (ROP).
Ligjërues do të jenë: Prof. Dr. Şengül Özdek (oftalmologe), Assoc. Prof. Dr. Zühal Özen Tunay dhe Prof. Dr. Esin Koç nga Ankara, Turqi.
Simpoziumi është i akredituar me 8 pikë për pjesëmarrësit nga bordi i EVM i Ministrisë së Shëndetësisë së Republikës së Kosovës.
Ligjeratat mbahen në gjuhën angleze me përkthim simultan në gjuhën shqipe. Për pjesëmarrësit do të jetë i siguruar materiali përkatës rreth simpoziumit.
Participimi do të jetë gratis për të gjithë pjesëmarrësit oftalmologë, neonatologë dhe gjinekologë nga Kosova (anëtarë të shoqatave përkatëse).