Oferta për citostatikë kursente buxhetin për 1,554,480.00 euro
Prishtinë, 7 janar - Në lidhje me shkrimet e fundit të publikuara në medie të shkruara dhe elektronike, në lidhje me anulimin e lotit 3 të tenderit për furnizim me citostatikë për QKUK, Zyra e Prokurimit në QKUK shpjegon diferencën në çmimet e ofruara nga operatori ekonomik që ka fituar tenderin, e cila ishte 1,554,480.00 më e ulët për artikujt e njëjtë, shumë kjo që do të kursente buxhetin e QKUK-së.
Pas pranimit te mendimit të ekspertit shqyrtues të OSHP-së, me nr. 541/15 të datës 21.12.201, Zyra e Prokurimit në QKUK ka shprehur mospajtimin në lidhje me mendimin për anulim te lotit 3.
Si në njoftimin për kontratë, ashtu edhe në dosjen e tenderit ishin kërkuar Referenca për furnizime të ngjashme të institucioneve shëndetësore nga Operatorët Ekonomikë .
Furnizim me citostatikë nga Lista Esenciale me nr. Prokurimi 206/15/001/111 Lot 5 dhe 7 e lidhur me Ministrinë e Shëndetësisë, datë 24.03.2015
Furnizim me barna nga Lista Esenciale, me nr. Prokurimi 206/14/045/111, e lidhur poashtu me MSH, datë 25.02.2015 .
Furnizim me citostatikë nga Lista Esenciale, Lot 1 dhe 4, me nr. Prokurimi 206/15/001/111 me MSH datë 12.03.2015.
Pas kontrollimit të dy ofertave që kanë të bëjnë me Lotin 3, komisioni për vlerësim, bazuar në atë se artikulli i kërkuar në Lot 3 (Imatinib Mesylate) është i regjistruar në AKPM nga OE Exclusiv konsiderohet se në bazë të nenit 59.4 të Ligjit të Prokurimit Publik, se ky është devijim i vogël që nuk mund të shkaktojë ndryshim material ose devijim nga karakteristikat, kushtet dhe kërkesat e tjera të parashtruara në njoftimin për kontratë në dosjen e tenderit.
Duke e pasur parasysh edhe Neni 6 të Ligjit të Prokurimit Publik, ku të gjitha AK janë të obliguara të sigurojnë që fondet publike dhe burimet publike të përdoren në mënyrën më ekonomike, njëkohësisht duke marrë në konsideratë qëllimin dhe lëndën e prokurimit . Ju rukujtojmë se diferenca në çmimet e ofruara tek dy OE, në krahasim me kompaninë fituese ishte 1,554,480.00 , pra do të kishte kursim buxheti mbi 1.5 milion euro nga QKUK.