24 Dhjetor 2024

OECD parashikon rritje të shpenzimeve për shëndetin publik

Vjenë, 27 qershor -  Shpenzimet publike në shëndetësi dhe kujdesin afatgjatë në vendet e Organizatën për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ekonomik (OECD) do të rritet me shpejtësi gjatë 50 vjetëve të ardhshme, thuhet në raportin e publikuar të mërkurën nga kjo organizatë.

Mesatarisht, në vendet e OECD-së, shpenzimet e përgjithshme për shëndetin dhe kujdesin afatgjatë parashikohet të rriten me 3.3 dhe 7.7 pikë përqindjeje të GDP-së në periudhën e viteve 2010-2060, thekson raporti i OECD-së.

Shpenzimet në ekonomitë kryesore në zhvillim, si Brazili, Rusia, India, Indonezia, Kina dhe Afrika e Jugut, parashikohet të jenë gjithashtu në rritje gjatë kësaj periudhe.

Nga ana tjetër, vendet nordike, Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe pritet të kenë shifra më të ulëta se rritja mesatare gjatë 50 vjetëve të ardhshëm.

Raporti gjithashtu analizon se si teknologjia dhe plakja e popullsisë po shkaktojnë rritjen e kostos.

Shpenzimet për kujdesin shëndetësor mendohet se do të rriten nga efektet e ndërthurura të teknologjisë, çmimeve relative dhe faktorëve të jashtëm, si institucionet dhe politikat, ndërkohë që presioni afatgjatë mbi shpenzimet e kujdesit do të vijë më së shumti nga produktiviteti më i ulët sesa nga ekonomia si e tërë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)