02 Maj 2024

Oda e Infermierëve miraton Statutin

Prishtinë, 30 shtator - Organizuar nga Komisioni Qendror Zgjedhor për Odat e profesionistëve Shëndetësor dhe Oda e Infermierëve, mamive dhe Profesionistëve të tjerë shëndetësor (OIK), sot në Prishtinë po i zhvillon punimet Kuvendi i pestë i kësaj ode.

Me shumicë të votave të anëtarëve të pranishëm në këtë Kuvend, Oda miratoi Statutin e saj.

Kryetari i OIK, Naser Rrustemaj, ka prezantuar aktivitetet e zhvilluara nga kjo Odë që prej themelimit të saj më 23 janar të këtij viti, me theks të veçantë ato midis dy kuvendeve të mbajtura.

Në këtë aspekt, Rrustemaj, ka theksuar se Oda ka arritur të zgjedh organet kryesore të saj, të miratojë Kodin Etik dhe Rregulloren e punës, ndërkohë që ka arritur të nënshkruajë edhe një Akt -Marrëveshje bashkëpunimi me Urdhrin e Infermierëve të Shqipërisë, si dhe ka realizuar disa vizita pune në shtete të ndryshme, me qëllim të vendosjes së bashkëpunimit me odat si motra në vende të rajonit dhe më gjerë.

Kurse, anëtarët e Kuvendit i ka përshëndetur edhe kryetari i KQZ për Odat e profesionistëve shëndetësor, Hysni Bajrami i cili tha se Oda nga sot hynë në një fazë të re të angazhimeve të saj, në proces të fuqizimit të saj me përgjegjësitë të cilat ia jap ligji.

Pas aprovimit të Statutit, anëtarët e Kuvendit të OIK kanë diskutuar dhe formuar disa prej komisioneve të saj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)