07 Janar 2025

Oda e Infermierëve mbajti Kuvendin e VII-të të punës

Prishtiënë, 13 maj - Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve të tjerë shëndetësor mbajti sot Kuvendin e VII-të të saj të punës, në të cilin ka shqyrtuar aktivitetet që kanë të bëjnë me Rregulloren për Licencim dhe Rilicencim të profesionistëve nga ky komunitet mjekësor dhe Rregulloren për Edukim të Vazhduar Profesional.

Këtë kuvend e përshëndeti Zëvendësministri i Shëndetësisë, Mevludin Krasniqi, i cili theksoi se aKuvendi po mbahet një ditë pas shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, këtij grupi të madh të profesionistëve shëndetësor, me punën e të cilëve, të gjithë duhet të ndihen krenar në Kosovë.

“Ju jeni dora e parë dhe e fundit e pacientëve kosovarë. Me idetë tuaja të reja e kreative, keni ndihmuar në fuqizimin e infermierisë në veçanti dhe shëndetësisë kosovare në përgjithësi”, u tha Zëvendësministri Krasniqi, anëtarëve të Kuvendit të OIK, duke shtuar se Ministria mbështetet në punën që bëjnë ata në kujdesin shëndetësor në Kosovë.

Kuvendin e ka përshëndetur edhe kryetari i OIK, Naser Rrustemaj, i cili ka theksuar se oda është në një fazë të rëndësishme të punës së saj, gjatë të cilës kërkohet kontributi i të gjithëve, me qëllim të marrjes së më shumë përgjegjësive dhe avansimit të rolit të infermierisë kosovare.

Kuvendi i VII-të i OIK-ut ka shqyrtuar e debatuar edhe për çështje të tjera në kuadër të fushëveprimtarisë së saj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)