Oda e Fizioterapeutëve mban Kuvendin e parë zgjedhor
Prishtinë, 8 korrik - Oda e Fizioterapeutëve të Kosovës do të mbajë sot Kuvendin e parë zgjedhor, në të cilin do të zgjedhë kryetarin e Odës, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.
Kuvendin do ta përshëndesë ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani, ndërsa dr. Hysni Bajrami do të paraqesë raportin rreth procesit zgjedhor për Odën.
Hapja solemne e Kuvendit, që do të mbahet në hotelin Interantional të Prishtinës, do të bëhet në orën 10:00.