17 Maj 2024

OBSH shpreh mbështetjen për shëndetësinë kosovare

Prishtinë, 14 dhjetor - Zyra e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Prishtinë mbajti sot takimin e fund-vitit në të cilin u prezantuan arritjet dhe sfidat e dyvjeçarit 2014/15 dhe planet për dyvjeçarin 2016/17 të kësaj organizatë për Kosovën.

Dr. Skënder Syla, shef i kësaj organizate në Kosovë, tha se shëndeti i mirë është vital për zhvillimin ekonomik dhe social, ndërsa shëndeti 2020 i OBSH-së kërkon nga vendet e rajonit evropian barazi më të madhe dhe qeverisje më të mirë për shëndetin.

Pasi ka rikujtuar fillimet e punës së kësaj organizatë në Kosovë që nisin me vitin 1998, dr. Syla tha se pas gjashtëmbëdhjetë vjetësh pune intensive me profesionistët shëndetësor të gjitha niveleve, është arritur që në Kosovë të ulet vdekshmëria e foshnjave nga 1150 foshnja që më 2000 kanë vdekur në javën  e parë të jetës apo kanë lindur të vdekur (vdekje perinatale) në 324 vdekje perinatale në vitin 2014, që nënkupton ulje të vdekshmërisë për trefish krahasuar më 16 vjet më parë.

Shefi i OBSH-së në Kosovë më pas ka numëruar fushat ku kjo organizatë ka kontribuar në Kosovë në forcimin e shëndetit të popullatës kosovare përfshirë hartimin e politikave dhe strategjive shëndetësore; ngritjen e kapaciteteve në Kujdesin Parësor Shëndetësor; shërbimet emergjente; shëndetin mendor; shkollat promovuese të shëndetit; sistemin e vaksinimit; sistemin e kontrollit të sëmundjeve ngjitëse dhe atyre jo ngjitëse; fushën e kontrollit të duhanit si dhe edukimin dhe promovimin shëndetësor.

Ai tha se udhëheqësit e institucioneve shëndetësore në Kosovë duhet të punojnë për të krijuar parakushte dhe mjedis mbështetës drejt përmirësimit të shëndetit të kosovarëve.

Dr. Milazim Gjocaj, në emër të MSh-së tha se OBSH-ja nuk është një partner i ri, por një partner i vjetër dhe strategjik për shëndetësinë kosovare dhe si e tillë edhe do të konsiderohet në bashkëpunimit e ardhshme.

Në emër të komunitetit të donatorëve, ka folur përfaqësuesi i Qeverisë së Luksemburgut në Kosovë,  që është edhe koordinues i komunitetit të donatorëve ndërkombëtar në shëndetësi, Pierre Weber, i cili ka theksuar si sfidë për shëndetësinë Kosovare financimin e ultë, duke shprehur njëherësh gatishmërinë e komunitetit të donatorëve që ndihmojnë sektorin në fuqizimin e kapaciteteve dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimeve shëndetësore.

Dr. Naser Ramadani, drejtor ekzekutiv i IKSHP-së, tha se shëndetësia publike mbetet në angazhimet kyçe të Zyrës së OBSH-së jo vetëm për shkak të orientimeve strategjike globale të OBSH-së, por edhe për shkak të frymës së ngushtë të bashkëpunimit profesional.

Ai tha se në bashkëpunim me OBSH-në, aktivitetet e IKSHP-së janë orientuar në përgatitjen dhe zbatimin e strategjive; promovimin dhe edukimin shëndetësor dhe aktivitetet në fushën kërkimore dhe hulumtuese.

Ndërkaq, dr. Sami Uka, zyrtar për sisteme shëndetësore në Zyrën e OBSH-së në Kosovë, ka prezantuar në detaje përmes një prezantimi arritjet dhe sfidat e OBSH-së, ku ndër të tjera është theksuar se OBSH ka kontribuar në shëndetësinë kosovarë me rreth 43 milionë dollar amerikanë fonde; programe trajnimi kanë ndjekur rreth 500 profesionistë shëndetësor; programe individuale kanë ndjekur 68 individë apo 338 ditë programe të vijuara dhe lloje të tjera të asistencës në ngritje të shërbimeve, infrastrukturës, strategjive e legjislacionit, etj.

Motoja e misionit të OBSH-së në Kosovë ndërkaq, që prej themelimit të zyrës së saj në Kosovë, ka qenë “Shëndet për të gjithë”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)