26 Dhjetor 2024

OBSH shpall koronavirusin pandemi globale

Gjenevë, 11 mars - Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) njoftoi se koronavirusi i ri (COVID-19) mund të cilësohet si pandemi globale.

Drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, foli lidhur me virusin COVID-19 gjatë një konference për media në qendrën e organizatës në Gjenevë.

Ghebreyesus, i cili njoftoi vendimin për pandemi globale, që nënkupton epidemi në mbarë botën, tha se brenda dy javësh, përveç Kinës, rastet e koronavirusit janë rritur 13 herë dhe se numri i vendeve të prekura është rritur tre herë.

Ghebreyesus tha se OBSH vlerëson epideminë 24 orë dhe se është thellësisht e shqetësuar për përhapjen dhe ashpërsinë e virusit. Ai po ashtu tha se nuk është vepruar mjaftueshëm kundër këtij virusi.

"Për këtë arsye vlerësojmë se COVID-19 mund të cilësohet një pandemi", shtoi Ghebreyesus.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)