OBSH, punëtori për fuqizimin e rolit të mjekëve familjarë
Prishtinë, 29 shkurt - Organizuar nga Zyra e OBSh-së në Kosovë në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Drejtoratin Komunal për Shëndetësi dhe Mirqënie Sociale të Komunës së Prishtinës, sot në Prishtinë u organizua një punëtori mbi Fuqizimin e rolit të Ekipeve të Mjekësisë Familjare (EMF) në ofrimin e shërbimeve shëndetësore për fëmijë në Kujdesin Parësor Shëndetësor.
Në këtë punëtori, me pjesëmarrje edhe të komunitetit, u vlerësua se kontributi dhe angazhimi i mjekëve familjarë dhe Shërbimeve të Mjekësisë Familjare në ofrimin e shërbimeve shëndetësore për fëmijë duhet që të fuqizohet edhe më tepër.
Dr. Skënder Syla, shef i Zyrës së OBSH-së në Kosovë, tha se punëtoria ka për qëllim diskutimet dhe këmbimin e ideve me qëllim të zbatimit më të mirë të konceptit të Mjekësisë Familjare bazuar në evidencën mjekësore, me qëllim të ngritjes së cilësisë së shërbimeve shëndetësore në KPSH, duke pasuar parasysh konceptin që Mjekësia Familjare është gurthemel i shëndetësisë.
Ky është një proces i gjatë që i ka pasur sukseset e veta gjatë dhjetë vjetëve që prej kur OBSH ka promovuar këtë koncept edhe në Kosovë, sikur që i ka pasur edhe sfidat dhe vështirësitë e veta, tha ai.
Dr. Curr Gjocaj, drejtor i Departamentit të Shërbimeve Shëndetëore në MSh, tha se takimi ka një rëndësi të të madhe dhe vjen në një moment kur Ministria është në proces të reformave legjislative, të cilat do të kontribuojnë dukshëm në përmirësimin e realitetit në shëndetësi dhe ngritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore.
Dr. Valbon Krasniqi, drejtor i Drejtoratit Komunal për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Prishtinës, tha se nëse bëhet një rekapitulim i zhvillimeve në Mjekësisë Familjare, ky koncept në Komunën e Prishtinës ka pasur sukseset e veta, por mbesin ende sfida si pasojë e mungesës së një sistemi të mirëfilltë të sistemir të Informimit Shëndetësor, mungesës së Fondit të Sigurimeve shëndetësore, infrastrukturës adekuate, etj.
Dr. Sami Uka (OBSH) ka bërë një prezantim lidhur me fuqzimin e rolit të mjekëve familjarë në ofrimin e shërbimeve shëndetësor për fëmijë, duke theksuar se shëndeti i fëmijëve mbetet nga prioritetet më të larta strategjike të MSh-së, dhe ka kërkuar që roli i mjekëve familjarë të nxirret nga margjinaliizimi sa i përket ofrimit të kujdesit për fëmijë.
Qëllimet e punëtorisë ishin që të prezantohen mësimet e nxjerra dhe përvojat e fituara me zbatimin e monitorimit dhe promovimit të rritjes së fëmijëve (MPRrF) në KPSh të Komunës së Prishtinës, prezantimi i gjetjeve të vlerësimit të fokusuar të nevojave për shërbime shëndetësore për fëmijë në KPSh, me theks në zbatimin e gjetjeve në lidhje me mënyrën më efektive të zbatimit të MPRrF në KPSh, si një mjet për fuqizimin e rolit të MF në ofrimin e shërbimeve shendetësore për fëmijë dhe dhënia e rekomandimeve kyçe për fuqizimin e rolit te MF në këtë sferë në katër fusha: legjislacion dhe rregullore pune; implementim; monitorim dhe vlerësim; dhe promovim i konceptit të MF dhe vetëdijesim mbi rolin e MF.
Në punëtori kanë marrë pjesë edhe përfaqësues nga komuniteti dhe zyrtarë komunal të shëndetësisë nga Prishtina, Mitrovica, Dragashi, Peja, Gjakova dhe Gjilani, profesionistë shëndetësorë nga Prishtina