OBSH publikon planin e posaçëm ndaj virusit ZIKA

Gjenevë, 18 shkurt - Organizata Botërore e Shëndetësisë publikoi në Gjenevë planin e veprimit të përbashkët dhe strategjinë ndaj virusit ZIKA, me synim ofrimin e asistencës për përballimin e përhapjes së virusit ZIKA dhe sëmundjeve përkatëse.
Sipas këtij plani, OBSH-ja do të mobilizojë dhe koordinojë partnerë, ekspertë dhe burime të palëve të ndryshme, për të ndihmuar vendet e prekura të shtojnë aftësinë e diagnostikimit dhe mbikëqyrjes ndaj virusit ZIKA dhe sëmundjeve përkatëse.
Sipas planit, vendet e prekura nga epidemia ZIKA mund të komunikojnë, të ofrojnë mjekim profesional për të infektuarit dhe të nxisin kërkimin e shpejtë të vaksinës si dhe mënyra të reja të diagnostikimit dhe mjekimit.
OBSH-ja bëri të ditur që për zbatimin e këtij plani nevojiten 560 milionë dollarë amerikanë, 250 milionë prej të cilëve do të përdoren nga vetë OBSH-ja për strategjinë anti-Zika dhe 310 miliionë të tjerë do të përdoren për të ndihmuar partnerët e saj kryesorë.
Në fazën kalimtare, OBSH-ja do të përdorë fondin emergjent shëndetësor të formuar pas epidemisë Ebola