OBSH planifikon qe 1 miliard njerëz të përfitojnë mbulim shëndetësor universal
Gjenevë, 22 maj - Asambleja Botërore e Shëndetësisë e këtij viti ka nisur punimet. Pjesëmarrësit pritet të miratojnë një plan 5-vjeçar të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Sipas këtij plani, 1 miliard njerëz do të përfitojnë mbulim shëndetësor universal, si dhe mbrojtje më të mirë për një miliard njerëz nga emergjencat shëndetësore.
Ky plan synon që 1 miliard njerëz të gëzojnë shëndet më të mirë dhe mirëqënie.
Asambleja është organi më i lartë vendimmarrës i OBSH-së dhe përcakton politikat e organizatës.
Në sesion e këtij viti marrin pjesë rreth 4 mijë delegatë nga vendet anëtare të OBSH-së dhe organizatat partnere.