OBSH: Pelegrinët në haxhillëk të kenë kujdes ndaj sindromit MERS
Gjenevë, 10 korrik - Mark Jacobs, nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, ka kërkuar nga miliona myslimanë, që shkojnë në haxhillëk, të mbrohen kundër Sindromit Respirator të Lindjes së Mesme (MERS) duke i kushtuar kujdes higjienës.
Zoti Jacobs tha sot se pastrimi i duarve dhe qëndrimi larg njerëzve që kolliten, është mënyra më e thjeshtë për ta parandaluar përhapjen e virusit.
Sipas tij, MERS duket se është më pak infektues se sa që mendohej më parë, megjithqë tashmë nga ai kanë vdekur 287 njerëz, pothuajse të gjithë në Lindjen e Mesme.
Këto komente u bënë pasi autoritetet në Filipine kanë kërkuar nga njerëzit, që mendojnë të shkojnë në Mekë, që këtë rrugë eventualisht ta rishqyrtojnë dhe ta lënë derisa sëmundja të zhduket.