OBSH: Pasojat e koronavirusit do t’i ndjejmë dekadat e ardhshme
Gjenevë, 1 gusht - Kreu i OBSh-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus e ka cilësuar pandeminë e koronavirusit si një krizë që ndodh një herë në shekur por efektet e saj do të ndihen për dekadat e ardhshme.
Ai i ka bërë këto komente përgjatë një takimi të Komitetit për Emergjenca të OBSH-së, i cili ka shpallur krizën shëndetësore gjashtë muaj më parë.
Që prej evidentimit të rastit të parë në Wuhan, pandemia e koronavirusit ka shkaktuar vdekjen e mbi 660 mijë personave në të gjithë botën.
Por pavarësisht pasojave të rënda që ka sjellë ky virus, Tedros shpreh me keqardhje se shumë persona në të gjithë botën kanë ende dyshime mbi ekzistencën e këtij virusi.
“Shumë shtete që kanë besuar se kanë kaluar më të keqen tani po përballen me shpërthime të reja. Disa që kanë qenë më pak të prekura në javët e para, tani po përballen me numër në rritje të infektimeve dhe vdekjeve” – deklaroi ai ditën e djeshme.