OBSH paralajmëron për një virus të ri
Gjenevë, 13 maj - Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) paralajmëroi për një lloj të ri virusi nga familja e virusit që përmban mikrobin Sars.
OBSH deklaroi sot se ky virus i ri i quajtur Corona viruse, që ka shkaktuar vdekjen e 18 personave në LM dhe Evropë, mund të përhapet shumë lehtë në kontaktet e thjeshta mes njerëzve.
Corona viruse është nga familja e po atij virusi që shkakton sindromën e ngushtimit të fortë të frymëmarrjes (Sars) dhe në fundin e vitit 2003 u shfaq në Azi, duke shkaktuar vdekjen e 775 personave.
Sipas këtij raporti, përhapja e Corona viruse mund të ndodh në kontaktet mes personave në ambiente të vogla e të mbyllura dhe në rast se shkaktohet ndonjë epidemi, mund të përsëritet me përmasa më të mëdha katastrofa e vitit 2003.