26 Dhjetor 2024

OBSH: Nxënësit e Kosovës më të shëndetshëm në Europë

Prishtinë, 12 qershor - Nxënësit në Kosovë renditen në mesin e adoleshentëve më të shëndetshëm evropian. Ky rezultat ka dalë nga studimi: “Sjelljet që ndërlidhen me shëndetin tek fëmijët e moshës shkollore”, i realizuar për herë të parë në Kosovë nga Zyrat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe UNFPA-së dhe me fondet e Qeverisë së Luksemburgut.

Ky studim kryhet në çdo dy vjet në 44 vende të Evropës, ndërsa në Kosovë, ai do të ju shërbejë vendim-marrësve dhe politikë-bërësve për hartimin e strategjive dhe programeve të përshtatshme për ruajtjen dhe përparimin e shëndetit, edukimit dhe arsimimit të fëmijëve dhe të rinjve.

Rezultatet e studimit tregojnë një prevalencë të ulët të duhan-pirjes në mesin e adoleshentëve në Kosovë, me vetëm 4.7% të duhanpirësve aktiv. Në këtë kontekst, rreth 10% të adoleshentëve pinë alkool dhe shumica prej tyre e bëjnë këtë shumë rrallë, ndërsa edhe më e vogël është përqindja e nxënësve që raportojnë përdorim të kanabisit në 30 ditët e fundit (1.5%).

Në Kosovë janë realizuar hulumtime të shumta për aspekte të ndryshme të shëndetit të adoleshentëve. Megjithatë, kjo është hera e parë që studimi kollaborativ i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSh) për Sjelljet që ndërlidhen me shëndetin tek fëmijët e moshës shkollore realizohet në Kosovë dhe përmes tij identifikohen sjelljet që ndërlidhen me shëndetin tek fëmijët dhe adoleshentët e moshës 11, 13 dhe 15 vjeçare.

Studimi është realizuar me një mostër përfaqësuese prej 4531 adoleshentësh nga klasa e gjashtë (1511 pjesëmarrës), tetë (1508 pjesëmarrës) dhe dhjetë (1512 pjesëmarrës), të rekrutuar përmes mostrimit të shtresëzuar dhe në përputhje të plotë me rekomandimet e OBSh-së.

Dr. Skënder Syla, shef i OBSh-së në Kosovë, tha se nëse është thënë me të drejtë se adoleshentët dhe rinia janë ardhmëria e premtuar e një shoqërie atëherë “unë kam të drejtë që sot para jush, bazuar në të dhëna dhe gjetja statistikore të mirëfillta, të konfirmoj se shoqëria jonë ka arsye të fuqishme të besojë në  këtë potencial për të ardhmen e saj”.

Të dhënat e këtij raporti, tha më tej dr. Syla,  duhet të largojnë edhe nga më skeptikët dyshimet për shëndetin dhe jetën e shëndetshme të rinisë sonë.  “Për më tepër këto të dhëna para së gjithash do të krijojnë mundësinë, që programet dhe strategjitë e dedikuara për këtë pjesë më të shëndetshme, më premtuese dhe më të shumtë të popullatës sonë, të jenë të mbështetura në të dhëna dhe jo hamendësime, në rezultate statistikore dhe jo pretendime anektodike”, tha dr. Syla.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)