27 Dhjetor 2024

OBSH nis fushatë masive të vaksinimit kundër fruthit në Kongo

Gjenevë, 26 shtator - Mbi 800,000 fëmijë do të futen në planin për vaksinim në Republikën Demokratike të Kongos, ku shpërthimi i fruthit ka lënë mbi 3,500 njerëz të vdekur këtë vit.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dhe Qeveria e Kongos thanë se synojnë që programi urgjent i vaksinimit të kryhet në pak më shumë se një javë.

OBSH-ja tha se epidemia po lëviz me të madhe.Këtë vit, ajo ka vrarë më shumë qytetarë të Kongos sesa virusi Ebola.

Me gjithë raundet e mëparshme të imunizimit, sëmundja është përhapur në çdo pjesë të Kongos.

Mungesa e qasjes rutinore në vaksinim dhe kujdes shëndetësor thuhet se i ka kontribuar problemit.

"Republika Demokratike e Kongos po përpjeton një situatë të rëndë, sepse shumë fëmijë e kanë humbur imunizimin rutinor", tha Deo Nshimirimana, përfaqësues i OBSH-së për Kongon.

Fruthi është sëmundje ngjitëse dhe potencialisht fatale, që shkakton kollitje, skuqje dhe ethe.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)