27 Dhjetor 2024

OBSH: Nigeria nuk ka pacientë me Ebolë

Gjenevë, 21 tetor - Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se Nigeria nuk ka pacientë me Ebola, ndërkohë që kanë kaluar 42 ditë pa u diagnostikuar raste të reja.

Përfaqësuesi i organizatës Rui Gama tha sot se ky njoftim është një histori spektakolare suksesi.

Nigeria kishte 20 raste infektimi dhe tetë vdekje. Javën e kaluar Organizata Botërore e Shëndetësisë e deklaroi Senegalin si vend pa Ebola.

Ndërkaq, Presidentja e Liberisë Ellen Johnson Sirleaf ka bërë thirrje për përpjekje më të mëdha për reforma afat-gjata në infrastrukturën shëndetësore në mënyrë që të shmanget një përsëritje e situatës kritike aktuale në të ardhmen.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)