OBSH: Në 2030-ën, 72 % me shumë viktima nga kanceri
Gjenevë, 3 qershor - Organizata Botërore e Shëndetësisë jep alarmin për rritjen e mundshme të viktimave nga kanceri brenda vitit 2030.
Sipas organizatës, në vitin 2007 kanceri vrau 7.6 milionë njerëz në të gjithë botën, ndërsa mendohet se në vitin 2030 numri i viktimave të përvitshme nga kanceri do shkojë rreth 13.2 milionë.
Kjo është një rritje shumë e madhe, plot 72 % dhe mund të shërbejë si një sinjal alarmi për gjithë botën.
Shkaqet e rritjes së shkallës së vdekshmërisë nga kanceri janë të ndryshme, duke filluar që nga konsumi i duhanit dhe deri tek dietat jo të shëndetshme dhe ndotjet masive ne qytetet e mëdha.