29 Dhjetor 2024

OBSh: Ndotja e ajrit vret 600 mijë fëmijë në vit

Gjenevë, 30 tetor - Organizata Botërore e Shëndetësisë ka dhënë alarmin se çdo vit nga ndotja e ajrit vdesin 7 milionë veta, duke përfshirë 600 mijë fëmijë.

Shumica e viktimave jetojnë në vendet e varfra aziatike e afrikane. Vlerësohet se nëntë ndër dhjetë njerëz në botë thithin ajër të ndotur.

Rreth 2 miliardë fëmijë ndikohen nga ajri helmues, i cili dëmton inteligjencën e tyre, duke shkaktuar qindra mijë vdekje nga infeksionet e rrugëve të poshtme të frymëmarrjes.

Drejtoresha e OBSH-së për Shëndetin Publik dhe Mjedisin Maria Neira u shpreh se ndotja e ajrit prek gjithashtu foshnjat e palindura.

Njëkohësisht rreth 1/4 e vdekjeve të të rriturve nga sëmundjet e zemrës, apopleksia dhe kanceri i mushkërive vlerësohet se shkaktohen nga ndotja e ajrit.

Neira bëri thirrje që vendet e ndryshme të ndërmarrin politika, masa e veprime të menjëhershme. "

Më se 7 milionë vdekje - vdekje të parakohshme - ndodhin përvit për shkak të ndotjes së ajrit. Kjo është një thirrje urgjente për këdo që mund të ofrojë zgjidhje për këtë problem, sepse ne duhet të forcojmë ndjeshëm masat e përballimit të ndotjes së ajrit," tha ajo.

Në Gjenevë po zhvillohet Konferenca e parë Globale për Ndotjen e Ajrit dhe Shëndetin e OBSh-së.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)