OBSH: Ndotja e ajrit, shkaku kryesor i kancerit
Gjenevë, 17 tetor - Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) thotë se ndotja e ajrit është shkaku udhëheqës i kancerit te njerëzit.
Kurt Straif, shef i Agjencisë Ndërkombëtare për Kërkime për Kancer i OBSH-së, tha se ajri që ne e thithim është bërë i ndotur me përzierje të substancave që e shkaktojnë kancerin dhe ky nuk është vetëm rrezik madhor për shëndetin e njerëzve në përgjithësi, por, poashtu, është shkaku udhëheqës i kancerit.
Ai ka theksuar se burimet e ndotjes së ajrit janë të përhapura dhe përfshijnë transportin, centralet e rrymës elektrike, dhe rrezatimet industriale dhe agrikulturore.
Shkencëtari Straif tha se qytetet më të ndotura janë në Kinë dhe Indi.
Në një raport të publikuar nga Bashkimi Evropian, në fillim të kësaj jave, thuhet se qytetet më të ndotura në Evropë janë në Bullgari dhe Poloni.