22 Dhjetor 2024

OBSH mund ta ndalojë duhanin e Maqedonisë

Shkup, 13 tetor - Organizata Botërore  e Shëndetësisë (OBSH) së shpejti do ta prononcohet për nismën për ndalesën e prodhimit të duhanit oriental, me çka do ta shuante prodhimin e duhanit në Maqedoni.

Shoqata maqedonase e prodhuesve të duhanit sot në pres-konferencë informoi se OBSH-ja muajin e ardhshëm duhet të debatojë për propozimin për ndalesën e prodhimit të cigareve blend, të cilat bëhen nga duhani virxhinia, berli dhe nga duhani oriental.

Ai theksoi se madje 99.9 për qind e prodhimit të duhanit në Maqedoni, i takon duhanit oriental, për shkak të cilës nëse vendosen ndalesa për prodhimin e blend cigareve, nuk do të ketë nevojë për prodhimin e duhanit oriental në Maqedoni.

Nismën për ndalesën e prodhimit të cigareve blend deri te OBSH-ja e dorëzoi Kanadaja, ndërsa këtij propozimi këtyre ditëve iu bashkangjitën edhe Bashkimi Evropian dhe Norvegjia, që jep peshë plotësuese kësaj kërkese.

Me qëllim që të evitohet mundësia për të ndaluar prodhimin e duhanit oriental. Shoqata e prodhuesve të duhanit paradokohe realizoi takim me përfaqësuesit e ministrive të shëndetësisë, ekonomisë, bujqësisë dhe të punëve të jashtme.

Me këtë rast u mor vesh, që Maqedonia në mënyrë të argumentuar t\'i kundërvihet propozimit për ndalesë të prodhimit të cigareve blend, i cili do të shqyrtohet në takimin e OBSH-së , i caktuar më 15-19 nëntor në Uruguaj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)