23 Dhjetor 2024

OBSH, MSH e MPB diskutojnë situatat e krizave dhe fatkeqësive

Prishtinë, 4 dhjetor - Organizuar nga Zyra e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) në Kosovë, sot në Prishtinë u mbajt punëtoria lidhur me vlerësimin e rrezikut nga vërshimet e menjëhershme (të çastit ) në Kosovë dhe hartëzimi (CARH).

Në këtë punëtori janë diskutuar rezultatet pilot-projektit të lansuar në qershor mbi menaxhimin e informatave, me fokus në komponentën gjeografike, për vlerësimin e rrezikut dhe gatishmërinë për emergjenca në shëndetësi, që ishte lansuar nga Zyra e OBSh-së në Prishtinë, në bashkëpunim me Programin e OBSh-së për Cenueshmëri, Analiza e Rrezikut dhe Hartëzimi (CARH) dhe përkrahjen financiare të Qeverisë së Luksemburgut.

Ministri Ferid Agani tha se realizimi i vlerësimit në aspektin gjeografik të rrezikut nga vërshimet në gjithë Kosovën duke marrë parasysh popullatën dhe infrastrukturat reaguese të vijës së parë si dhe elementet në rrezik, ka një rëndësi të madhe për sistemin shëndetësor, ndërsa rekomandimet e dala nga pilot projektet, do të merren shumë seriozisht në shqyrtim nga MSh-ja, në këtë fazë të ngritjes së sistemit të informimit shëndetësor.

“Mbi këtë bazë, duke siguruar të dhënat përmes vlerësimeve të këtilla, për 1-2 vite, mund të kemi një realitet krejt tjetër dhe bazë tjetër të dhënave që janë shumë të nevojshme për reagime adekuate në situatë emergjente mjekësore”, theksoi Ministri Agani.

Skënder Syla, shef i Zyrës së OBSH-së në Kosovë, tha se shëndeti është brenga kryesore në të gjitha situatat e krizës, fatkeqësive dhe emergjencave komplekse.

“Planet kombëtare për gatishmëri në emergjenca duhet t’i kushtojnë vëmendje shëndeti publik, përfshirë infrastrukturën shëndetësore dhe rolet e sektorit shëndetësorë në kriza, me qëllim të përmirësimit të efektshmërisë së përgjigjes dhe kontributit  në rimëkëmbjen e sistemeve shëndetësore. Menaxhimi i informatave për vlerësimin e rrezikut dhe gatishmërisë për emergjenca në shëndetësi luan një rol të rëndësishëm në lehtësimin e vendim-marrjes së informuar për planifikim më të mirë dhe zvogëlim të ndikimit shëndetësorë dhe social të fatkeqësive, emergjencave dhe krizave shëndetësore”, tha ai.

Ismet Ibishi, Zëvendësministër tha se vlerësimet e infrastrukturat reaguese të vijës së parë si dhe elementet në rrezik janë të rëndësishme dhe të gjitha reagimet e institucioneve duhet të jenë të bashkërenduara me Planin kombëtar të reagimit në situatat emergjente.

Në këtë punëtori, konsulentët  e OBSh-së, Steeve Ebener dhe Elfete Krasniqi, kanë prezantuar të dhënat e fituara nga pilot projekti i CARH në Kosovë, rezultatet mbi vlerësimin e rrezikut si dhe janë dhënë edhe shembuj të tjerë të aplikimit të dhënave të grumbulluara në kontekst të pilot projektit.

Qëllimi i këtij takimi ishte shkëmbimi i rezultateve të pilot-projektit të realizuar në Kosovë, diskutimi i gjetjeve dhe rekomandimeve të analizë; identifikimi i fushave tjera potenciale të aplikimit të këtij lloji të punës në vend; dhe sigurimi i qëndrueshmërisë së kapaciteteve teknik të cilat janë krijuar gjatë projektit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)